Vrasësit e Elbasanit u larguan nga Shqipëria, ja ku dyshon policia (detaje të reja)

Pesë ditë pas ngjarjes së rëndë të Elbasanit ku mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë, policia nuk ka ende asnjë të arrestuar. Por rrethi i të dyshuarve po ngushtohet.

Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Televizionin Klan se dyshimet bien mbi tre persona. Ata janë banorë të Elbasanit dhe zonave përreth dhe janë thirrur për t’u marrë në pytje, por ka rezultuar se ishin jashtë shtetit.

Hetimet kanë zbuluar se të tre janë larguar jashtë pas mbrëmjes së 3 shkurtit, çka i ka shtuar dyshimet e Prokurorisë dhe Policisë.

Ata janë identifikuar, por emrat e tyre nuk behën publike për arsye hetimore.

Të afërmit e tyre kanë thënë se largimi i tyre ka qenë i planifikuar dhe se kanë vajtur tek të afërmit në Greqi dhe Itali. Ata kanë përjashtuar çdo lloj lidhje me atentatin e së mërkurës.

Efektivët e policisë dhe prokurorët e ngarkuar me çështjen po punojnë për të zbardhur konfliktet, që ata kanë patur me fisin Çapja.

Sipas tyre, ngjarja ku mbeti i vrarë Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli mund të ketë ardhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura së fundmi mes pjesëtarëve të fisit Çapja me disa persona të tjerë, banore të Elbasanit.

Në sitën e hetuesve po kalon tashmë çdo konflikt i mundshëm i fisit Çapja.

Nuk përjashtohet as pista e hakmarrjes dhe ajo e prishjes së pazareve për trafikun e drogës. Me kërkesë të policisë , Prokuroria ka vendosur në përgjim të paktën 42 numra telefoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button