Mushkolaj: Duket se u ndanë rrugët mes AAK-së dhe VV-së

Pjesëmarrja e Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga, për analistin Imer Mushkolaj, që foli për Koha.net, nuk nënkupton përçarje të opozitës, por një veprim racional në kuptim të gjetjes së një zgjidhjeje për krizën politike.

Ai tha opozita duket se është lodhur duke vepruar e izoluar dhe duke refuzuar çfarëdo takimi. Mushkolaj shtoi se pjesëmarrja e Haradinajt në takim nuk do të duhej ta dëmtonte kauzën e opozitës dhe ta përçajë atë, duke shtuar se ky moment po shihet si ndarje e rrugëve me Vetëvendosjen që nuk e mirëpriti këtë veprim, transmeton Koha.net.

“Pjesëmarrja e Haradinajt nuk do të duhej ta dëmtojë kauzën e opozitës dhe ta përçajë atë, megjithëse deklarimet e VV-së bëjnë të qartë se nuk e mirëpresin këtë veprim dhe duket se është një moment i ndarjes së rrugëve mes këtyre dy subjekteve politike”, tha Mushkolaj për Koha.net.

Analisti Mushkolaj në fund tha se ka munguar përkrahja e ndërkombëtarëve për qasjen e opozitës kosovare, që nuk ndodh rëndom në vendet ku opozita tenton të ndryshojë pushtetin.

“Qasja e opozitës kosovare deri më tash nuk është përkrahur nga ndërkombëtarët, gjë që nuk ndodh rëndom në vendet ku opozita tenton të ndryshojë pushtetin”, ka përfunduar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button