Zvicër, Këshilli Opozitar: Nuk duam bashkim që na forcon neve dhe e dobëson popullin

Këshill Opozitar dje qëndroi në Cyrih të Zvicrës. Rufat Alili tha se ideja e Këshillit Opozitar është mu sensibilizimi i opinionit në Maqedoni për të “keqen radikale”, e cila sipas filozofit lëshon rrënjë në një shoqëri ku mbretëron një mjegullnajë dhe nuk është në gjendje ta dallojë të vërtetën nga e pavërteta.

“Ky është rasti me shqiptarët në Maqedoni, ku shqiptarët po nëpërkëmben sistematikisht, kurse partitë e tyre flasin për suksese dhe një situatë më të mirë se kurrë. “Këshilli Opozitar ka për qëllim hiq më pak se iluminizmin e shoqërisë. Ai synon vetëdijesimin e saj për mjerimin ku e kanë zhytur atë partitë shqiptare. Kjo do të ishte pikënisja për një politizim të suksesshëm në dobi të statusit të merituar të shqiptarëve në Maqedoni. Gjithnjë duke u mbështetur në referenca filozofike, ai në horizont sheh dy marrëveshje: E para është një ‘besëlidhje’ ndërmjet shqiptarësh, e cila do ta ngrinte moralin e tyre dhe tjetra «kontrata politike» me maqedonasit, e cila në saje të forcës së ‘besëlidhjes’ do të nxirrte atë që shqiptarët e meritojnë realisht në këtë shtet”, – tha Alili.

Në këtë debat në Cyrih ka folur edhe kryetari i qendrës për Demokraci dhe Zhvillim nga Shkupi, Orhan Murtezani. Ai pasi ka konstatuar gjendjen jo të mirë të shqiptarëve në Maqedoni, ka propozuar që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të lidhin një besëlidhje mes vete për interesat shqiptare.

„Dy partitë politike shqiptarë në Maqedoni ishin në garë politike mes veti dhe të nënshtruara nga pushteti maqedonas. Deri tani nuk kemi pasur një kontratë dhe marrëveshje politike që do t’i mbronte interesat politike të shqiptarëve para partnerit maqedonas“, tha Murtezani, që sipas tij, në këtë mënyrë ruhet dinjiteti i shqiptarëve dhe ndërtohet besimin ndërmjet tyre, ndërsa beneficioni i gjithë asaj është që komuniteti të jetë i bashkuar.” tha Murtezani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button