(KAT-ja) e BDI-së

Nga fjalimi brilant i kryetarit të Bdi-së z. Ali Ahmeti në Kongresin e II-të të partisë të mbajtur më 19 dhjetor 2009-të, fjalim bukur mirë i sinkronizuar nga fjalim shkruesi, ndër të tjera thuhet ;-

“Do të formohen grupe të përhershme pune për nevojat e kryetarit të BDI-së, si :-dhe në pikën 3, parashihet:

  1. Këshilli i Anti-korrupsionit dhe Transparencës ( KAT), i cili do të ketë për qëllim që të ngrejë nivelin e transparencës si metodë pune në organet partiake, vlerësim për punën e të gjithë funksionarëve në të gjitha nivelet si dhe do të luftojë korrupsionin dhe veprimet tjera të jashtëligjshme në funksion të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në përgjithësi”.

Miq të dashur, kuptohet se secila parti politike e ka të drejtën ekskluzive të bëjë organizimin e sajë me trupa të përhershëm në pajtim me Statutin e saj dhe në pajtim me ligjet pozitive të vendit.

Por ajo që dua të vë në spikamë është fakti se, nga ky kongres çfarë reforme pati kjo parti, asnjë rrotullim për veç se rokada të pozicioneve varësisht nga strategjia për realizimin e shpërdorimeve.

Pra ideja për këtë trup të përhershëm të partisë , më shumë se gjysma e konceptit teorikisht nuk e ndanë partinë nga shteti sepse thuhet (cit..),,si dhe do të luftojë korrupsionin dhe veprimet tjera të jashtëligjshme në funksion të shtetit ligjor dhe demokracisë funksionale në përgjithësi”.

Nuk jam në dijeni se kush bënë pjesë në përbërjen e KAT-it të Bashkimit Demokratik për Integrim, por nëse në këtë trup bëjnë pjesë edhe Musa Xhaferi, Fatmir Besimi dhe ca të tjerë, atëherë roli i këtij trupi partiak do të ishte anakronik dhe se akronimi (KAT)-do të koinçidonte me K-konspiracion, A-atavizëm dhe T-urp.

z.Ahmeti, nëse vërtetë e keni të formuar një trup të tillë, atëherë unë jam i gatshëm tua përcjellë për investigim, përmbajtjet e Ligjeve këtë dekadë ,ku ministra, deputet dhe funksionarë të tjerë me vetëdije apo pa vetëdije morën pjesë në hartimin, gjoja se debatimin dhe në miratimin e Ligjeve me përmbajtje të ligjësimit të hajnisë të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe tuajat si parti,- p.sh. morën pjesë në ndryshimet e ligjit të telekomunikimeve me të cilën u autorizua MPB dhe Sasho Mijallkov me shtypjen e një butoni të bëjnë përgjimin e secilit që dëshirojnë edhe atë kurë të duan dhe sa kohë të duan, duke mos respektuar Ligjin për ndjekjen e telekomunikimeve.

Pra si material ju sugjerojë që ky trup ta diskutoj se pse establishmenti i funksionarëve të Bdi-së e mbështeti pa asnjë rezervë këtë ndryshim të ligjit më vitin 2010-të. E pastaj vazhdojmë me të tjerat, me të cilat jeni kontributorë të drejtpërdrejtë për cenimin e të drejtave të qytetarëve të këtij vendi ,dëmtimin material e shpirtërorë të tyre si dhe denigrim bile edhe të status quos të shqiptarëve para një dekade.

A thua vallë  do të promovohen edhe  këto “të arritura”?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button