Çfarë të bëjmë kur balluket elektrizohen ose ngjiten nga shiu dhe era?

Nëse kur të zë shiu, apo kur heq kapuçin, flokët mund t’i sistemosh me duar, ose edhe mund t’i kapësh nga pas, me baluket nuk ke çfarë bën. Balluket, kaq moderne dhe të thjeshta në vjeshtë dhe pranverë, kthehen në një sfidë në verën ngjitëse dhe muajt e akullt të dimrit. Ato ose elektrizohen dhe bëhen si push ose bëhen të sheshta e të ngjitura pas ballit.

Por specialist Gregorio Ruggeri, sqaron si t’i mbajmë balluket nën kontroll kundër këtyre elementëve. Merr masa paraprake. Nqs balluket i ke gjithmonë të pamenaxhueshme, po përdor produktet e gabuara. “Provo një produkt që nuk i rëndon flokët, por edhe parandalon elektrizimin, thotë Ruggeri që preferon R+Co Jackpot Styling Crème. “Përdor një sasi të vogël dhe kaloje në flokë dhe balluke, para se t’i thashë.”

Përdor një truk stilimi. “Nëse mban kapuçë, por jo gjatë gjithë ditës, një kapuç me vrima do ishte shoku yt më I mirë në këto ditë dimri. Fillo duke sprucuar një llak anti­lagështirë si Oribe Imperméable, bëj një topuz dhe, nëse i mban balluket në anë, kaloji poshtë kapuçit në anën që i kreh zakonisht, për të mbrojtur modelin nga elementët e jashtëm. Kur të kesh mbërritur në destinacion, lëshoje topuzin dhe rrgulloji flokët me gishta.”

Nuk ke tharëse?

Nuk ka problem. Sipas Ruggeri­t, nëse flokët tuaj janë natyralisht të drejtë, mund t’i rregullosh baluket e shkatërruara në tualetin e punës, duke i krehur me një furçë të lagur dhe pastaj kapi lart me një karficë por duke vendosur një copë letër mes saj dhe flokëve, sa të thahen.”

Mbaj me vete mjete sigurie. “Mënyra më e mirë për të luftuar problemin e vjetër të elektrizimit, është të mbashë gjithmonë ca peceta të lagura flokësh siç janë Kérastase Carré Lissant. Ato do i kthejnë flokët nga të elektrizuar në mëndafsh për punë sekondash”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button