I vjen radha Bashar Asadit të nxjerrë lot: humb të ëmën

Enise Mahluf, nëna e shefit të regjimit sirian, Bashar Asadit, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në një spital në Damask. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni shtetëror, por pa dhënë më tepër hollësi. Njëkohësisht, lajmi është konfirmuar dhe nga presidenca siriane.

Mahluf u lind më 1930 në një familje të pasur në Latakia, për t’u martuar në vitin 1957 me Hafiz Esadin. Ajo do të ishte zonja e parë e vendit gjer në vitin 2000, kur i shoqi, presidenti i vendit, u largua nga kjo botë.

E sëmurë prej vitesh, Enise Mahluf do ta vizitonte shpesh Gjermaninë deri në 2012-ën për t’u mjekuar.ddddddddddccccccccc

Nënë e pesë fëmijëve, ajo ishte një prej personave më me ndikim në mbajtjen në këmbë të regjimit të Esadit. Si i shoqi dhe i biri janë të njohur për terrorin e ushtruar mbi popullatën siriane. Mijëra janë të vrarët gjatë luftës së tanishme, së cilës nuk i duket fundit, e miliona janë të zhvendosurit brenda dhe jashtë vendit, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button