Mbi 3 mijë shtatzëna të infektuara me virusin Zika në Kolumbi

Më shumë se 3,100 gra shtatëzëna në Kolumbi janë të infektuara me virusin Zika, megjithatë presidenti kolumbian Juan Manuel Santos të shtunën tha se ende nuk ka asnjë rast të lindjes me anomalinë e rrallë mikrocefalia.

Santos konfirmoi më shumë se 25 mijë njerëz u infektuan me virusin e përgjithshëm në vend, shkruan e përditshmja kolumbiane El Tiempo.

Një analizë e rasteve me Zika, rezultoi një rritje prej 66% në Guillian – Barre, përcjellur nga çrregullimi i rrallë nervor që ka të bëjë me virusin në fjalë, transmeton Klan Kosova, megjithatë nuk ka ndonjë foshnje e lindur me defekte në kafkë me raste të mikrocefalisë.

Zyrtarë të shëndetësisë raportuan se 3 persona nga Guillian Barre, kanë ndërruar jetë pasi u prekën nga virusi Zika, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button