“Ndjehem i turpëruar nga mungesa e progresit mes Izraelit dhe Palestinës”

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon deklaroi se ndjehet “i turpëruar” nga mungesa e përparimit të pritur në negociatat izraelito-palestineze gjatë mandatit të tij, raporton aa.

“Ndjehem fajtor dhe me turp për shkak të mungesës së përparimit në këtë negociata”, tha shefi i OKB-s në një konferencë për gazetarë. Ai theksoi se izraelitët dhe palestinezët duhet të bënin më shumë përpjekje për të arritur marrëveshje përfundimtare rreth të gjitha çështjeve kontestuese.

“Në esencë, izraelitet dhe palestinezët duhet t’i japin fund përleshjeve, sepse nuk kanë zgjedhje tjetër përveç se të jetojnë bashkë në harmoni”, tha Ban. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së theksoi se edhe ai vetë është duke bërë përpjekje të mëdha në interes të të gjithë njerëzve në këtë rajon.

Në fund përmendi se megjithatë asgjë nuk mund të arsyetojë sulmet terroriste në të cilat jo rrallë herë shkaktojnë viktima në radhët e civilëve.

Raundi i fundit i pasuksesshëm i negociatave izraelito-palestineze është mbajtur në Egjipt në vitin 2014. Ban Ki-moon, i cili është në krye të OKB-së nga viti 2007, i skadon mandati në fund të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button