SHBA ndihmë ndaj Izraelit për “shkatërrimin e tuneleve” në kufi me Gazën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë aprovuar Izraelit 125 milionë dollarë për, siç theksohet, “luftën kundër tuneleve në kufi me Gazën”, raporton Anadolu Agency (AA).

Radio shtetërore izraelite theksoi se autoritetet izraelite konfirmojnë se SHBA-të do t’i dërgojnë Izraelit 125 milionë dollarë të cilat do të shfrytëzohen për “shkatërrimin e tuneleve” në kufirin me Gazën.

Shefi i Sektorit për Siguri në Ministrinë e Mbrojtjes, Amus Gilad deklaroi se SHBA-të do t’i dërgojnë Izraelit 125 milionë dollarë si ndihmë për luftë kundër kërcënimeve në kufi me Gazën.

“Në rast të çfarëdo sulmi ndaj Izraelit përmes tuneleve në kufi me Gazën, ushtria izraelite do të kundërpërgjigjet me operacione të cilët palestinezët do të paguajnë çmim të lartë”, tha zyrtari izraelit.

Autoritetet izraelite më herët porositën Hamasin se ushtria izraelite do të kundërpërgjigjet ashpër në rast se tunelet përdoren për sulme ndaj Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button