Mustafa: Shpejtë përmbushen kërkesat e veteranëve

Kryeministri i vendit Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë pritur në takim veteranët e luftës.

Pas tij, Mustafa ka thënë se do të bëjë çmos që t’i përmbushë kërkesat që kanë veteranët e UÇK-së.

Ai nuk dha ndonjë datë se kur do të dalin me listat përfundimtare të verifikimit të veteranëve, por tha që tha që kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejtë, njofton Klan Kosova.

Mustafa tha se prandaj është krijuar fondi – për t’i plotësuar nevojat që kanë veteranët e luftës.

Ndërsa, Smajl Elezaj, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Smajl Elezaj ka thënë se në takimin e së shtunës është gjetur mirëkuptim ndërmjet tyre dhe qeverisë të vendit për hallet dhe problemet që ata i kanë.

Ai edhe një herë ka ngritur çështjen e mosverifikimit të statusit të disa veteranëve dhe tha se presin që kjo çështje të përfundojë së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button