Siri: Luftime të ashpra në Aleppo, rritet kriza e refugjatëve

Luftime të ashpra raportohet të jenë zhvilluar afër Aleppo në Sirinë veriore, ndërsa forcat qeveritare po mundohen të rrethojnë rebelët në qytetin me rëndësi strategjike.

Observatori Siriana për Të Drejtat e Njeriut ka thënë se të paktën 120 luftëtarë nga të dyja palët janë vrarë afër qytetit Ratyan të premten, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa rreth 20,000 refugjatë raportohet të kenë lënë shtëpitë e tyre dhe natën e kanë kaluar afër kufirit me Turqinë.

Turqia ka tëhnë se është e përgatitur t’i ndihmojë refugjatët, por kufiri mbetet i mbyllur për kalim.

Në ditët e fundit, ushtria siriane e përkrahur nga forca ajrore ruse ka përparuar në territor në Aleppo.

Televizioni shtetëror sirian ka raportuar se forcat pro-qeveritare kanë shtënë nën kontroll qytetin Ratyan, në veri të Aleppos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button