Ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve në Tajvan

Ekipet e shpëtimit në Tajvan janë duke punuar për të nxjerrë të mbijetuarit nga gërmadhat e një ndërtese 17 katëshe e cila u rrëzua si pasojë e një tërmeti që goditi vendin.

Nga kjo pesë persona kanë mbetur të vdekur, në mesin e tyre edhe një vajzë 10 vjeçare.

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar 35 veta të cilët dyshohet se janë të mbyllur nënë rrënoja.

Autoritetet kanë thënë se në këtë ndërtesë po banonin 92 familje me 256 veta.

Tërmeti që goditi qytetin me dy milionë banor kishte një magnitudë prej 6.4 shkallësh.

Epiqendra e tij raporton Reuters se ka qenë 43 kilometra në juglindje të Tainan, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button