Visar Ymeri: Gjuha e egërsuar e Thaçit dhe e Mustafës, dëshmi e frikës nga protesta e 17 shkurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Isa Mustafa i cili sot ka thënë se s’do të lejojnë grushtshtet e vrasje të policëve më 17 shkurt, ditën kur është paralajmëruar protesta e radhës e opozitës.

Ymeri ka shkruar në rrjetin social Facebook se gjuha e egërsuar e Mustafës dhe zëvendësit të tij, Hashim Thaçi po e dëshmon frikën e tyre nga protestat.

“Përfaqësuesit e ‘Zajednicës’, Mustafa e Thaçi, paskan filluar prapë t’i kërcënojnë qytetarët protestues. Gjuha e egërsuar e tyre e dëshmon frikën personale që e kanë nga protestat. Këta e kanë kuptuar që koha e tyre në krye të institucioneve ka kaluar, që legjitimiteti politik e demokratik i tyre nuk ka ekzistuar kurrë, që qenia e tyre politike e bazuar vetëm në gënjeshtra, shantazhe e kërcënime më nuk do të pranohet. Edhe ‘Zajednica’ e edhe mendësia qeverisëse e saj e trupëzuar në Mustafën e Thaçin tashmë kanë vdekur. Shpifjet e tyre paranojake për vrasje policësh e grushtshtet janë shqelmat e fundit”, ka deklaruar Ymeri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button