Çaushi: S’e pranojmë ftesën e Jahjagës, ajo është zëdhënëse e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi në lidhje me telefon në Info Magazine ka thënë se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentes Atifete Jahjaga për dialog për dalje nga kriza politike, njofton Klan Kosova.

“Ne kemi marrë një ftesë, por besoj që ju e keni dëgjuar në vazhdimësi qëndrimin tonë në lidhje me rolin që presidentja Jahjaga ka luajtur në muajt e fundit të krizës. Ajo ka lujtur rolin e zëdhënëses së Qeverisë, ka sulmuar në vazhdimësi opozitën, ndërsa nuk ka kryer detyrat që i takojnë, nuk ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka reaguar ndaj peticionit të mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës. Ndaj nuk ka asnjë kuptim që ne të marrim pjesë në këtë takim”.

Çaushi ka thënë se nuk ka kuptim të debatohet me njerëz që kanë shkelur Kushtetutën, ndërsa ripërsëriti se do të protestojnë deri në rrëzimin e Qeverisë.

“Nuk e di çfarë kuptimi mund të ketë debati me një qeveri që ka shkelur Kushtetutën, Qeveri antikushtetutuese. Po flas në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, por ky është edhe qëndrimi i opozitës”.

“Nuk ka kuptim të diskutohet me njerëz që rrezikojnë të ardhmen e Republikës së Kosovës”.

“Ne do të protesojmë deri në rrëzimin e kësaj qeverie”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button