Besimi: Asgjë nuk është definitive, negociatat vazhdojnë

Përmbushja e pikave të Marrëveshjes së Përzhinos është në finalizim e sipër. Edhe pse të shkelura dhe të pa respektuara sipas afateve të caktuara në vetë marrëveshjen, bisedimet kanë arritur në pikën e fundit, ku po diskutohet rreth ligjit për çështjen e mediave.

Mediat janë ndër kushtet kryesore për procesin eurointegrues të vendit. Megjithatë, palët në bisedime asesi të gjejnë gjuhë të përbashkët për çështjen e mediave.

“Bisedimet ende nuk kanë përfunduar, është duke u diskutuar. Ato janë negociata, me rëndësi është që të gjitha kushtet në Marrëveshjen e Përzhinos, që janë të përmendura edhe në Raportin e progresit të implementohen. Pritet që partitë t’i harmonizojnë qëndrimet”, tha për Portalb, zv/kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi.

Se pse nuk po publikohen qëndrimet e BDI-së për mediat, nëse realisht ekzistojnë, Besimi përgjigjet shkurt: “Qëndrimet i ka BDI, po diskutohen në bisedimet te Klubi deputetëve”, pa dhënë detaje tjera, nën arsyetim se po ngutet për takim.

Kujtomë se mbrëmë takimi i grupeve punuese me lehtësuesin belg Piter Vanhojte dështoi, pa asnjë afrim të qëndrimeve mes grupeve punuese./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button