Anevski me kriktika ndaj Janevës: Letra është me përmbajtje të paramenduar

“Letra e prokurores speciale, Katica Janeva, deri te Këshilli i Prokurorëve është me përmbajtje të paramenduar. Prokuroret e larguara nuk kanë dhënë deklarate ashtu siç, thekson në letër Janeva”, tha kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, njofton Portalb.

Anevski shtoi se përfundimi i Këshillit të Prokurorëve, pas një diskutimi të gjerë për shkarkimin e dy prokuroreve nga Prokuroria Speciale, prokurorja speciale Katica Janeva e ka shkelur ligjin për marrëdhënie pune, pasi që sipas tij, prokuroret i ka larguar nga puna në mënyrë brutale.

Përndryshe, prokurorja speciale Katica Janeva ditë më parë, është deklaruar para Këshillit të Prokurorëve për largimin e dy prokuroreve, Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, nga ekipi i saj, raporton Portalb.

“Sot dhashë deklaratë në lidhje me largimin e dy prokurorëve nga ekipi i Prokurorisë speciale, tani i mbetet Këshillit të prokurorëve të sjell vendim. Për këtë çështje nuk do të përgjigjem, as edhe në pyetjet e gazetarëve sepse së shpejti do të organizojmë konferencë për shtyp”, tha Janeva.

Anëtarët e Këshillit, sipas saj, e kanë pyetur për rrethanat në të cilat ajo e ka sjell vendimin.

“Këshilli në bazë deklaratës time do të sjellin vendimin e tyre. Të dy prokurorët tanimë nuk janë pjesë e ekipit të Prokurorisë speciale”, tha Janeva.

Ditë më parë, nga Prokuroria Speciale kanë dalë me deklaratë konkrete për rastin në fjalë, ku sipas tyre për ta mbaruar punën që e pret, Prokurorisë Publike Speciale i mjaftojnë 10 prokurorë.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve. /Portalb

Nga ana tjetër, dje kabineti i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, ka shprehur “shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve dhe falsifikatorëve dhe ky rast duhet që të zbulohet tërësisht dhe të mbartet përgjegjësi e plotë“, njoftojnë nga kabineti i tij.

Lexo: Trysni “speciale” për prokuroren speciale Janeva

Lexo: Ahmeti për Janevën: kam shqetësimin për rrjedhjen e qëllimshme të materialeve në duar të grupeve të krimineleve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button