Shtohet presioni ndaj Angela Merkel!

Politika e koalicionit të madh (CDU/CS/ dhe SPD) nën drejtimin e kancelares Angela Merkel në lidhje me krizën e refugjatëve po ndesh në kritika të shumta të qytetarëve gjermanë. Në anketimin e televizionit publik gjerman ARD “Deutschlandtrend”, 81 për qind e të anketuarve thanë se kanë përshtypjen se qeveria nuk e ka nën kontroll problemin e refugjatëve. Vetëm 18 për qind ishin të një mendimi të ndryshëm.

Kritika konkrete për tekstin e miratuar me paketën II të azilit të miratuar nga qeveria gjermane shprehu zëdhënësi për politikat arsimore të grupit parlamentar të të Gjelbërve, Ozcan Mutlu. Ai tha se rregullat e reja të bashkimit familjar nuk janë të dobishme për integrimin.

Sidomos shumë refugjatë të rinj që kanë ardhur të pashoqëruar në Gjermani “nuk mendojnë për asgjë tjetër se sa për familjet e tyre dhe për këtë arsye nuk mund të përqendrohen në atë që është me të vërtetë e rëndësishme për integrimin: tek shkolla dhe mësimi i gjuhës gjermane”, kritikoi Mutlu. Të mërkurën, kabineti qeveritar vendosi, ndër të tjera, që ta pezullojë bashkimin familjar për refugjatët me mbrojtje të kufizuar për dy vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button