Berlusconi kopjon modelin e Berishës

Silvio Berluskoni ka një afeksion të veçantë për Shqipërinë. Këtë ai e dëshmoi edhe në mbledhjen e Këshillit të Kombëtar të partisë së ringjallur Forca Italia. Berlusconi, që po përpiqet të mbrohet nga një përjashtim nga politika, tha se duhet ndjekur shembulli i Shqipërisë për sistemin e taksave.

Ish-kryeministri i Italisë iu referua rasteve kur kompanitë e reja përjashtohen nga detyrimet në vitet e para të aktivitetit.

“Çfarë ndodh në Shqipëri? Ndodh që një kompani e re që ngrihet, për 3 vjet nuk paguan taksa. Autoritetet lokale u japin brenda 15 ditëve kompanive të reja autorizimet e nevojshme dhe lejet për ndërtimin e zyrave”, është shprehur ish-kryeministri.

“Për 5 vjet nëse kompanitë punësojnë të papunë apo të rinj nuk paguajnë asnjë taksë dhe asnjë kontribut për ta. Pra e gjitha kjo sjell kosto të ulëta dhe fitime më të larta. Dhe sa është taksa mbi fitimin në Shqipëri? Vetëm 10%. Pra kjo bën që kompanitë që ndodhen në Itali ta kenë të pamundur të konkurrojnë, me ato që kanë qendrën në Shqipëri”, theksoi Berlusconim, transmeton shekulli.

Por, manjati i medieve në Itali mesa duket nuk i ka ndjekur lajmet muajt e fundit, pasi partia që mbështeste këtë sistem taksash i humbi zgjedhjet në Shqipëri. Megjithatë, miku i tij, Sali Berisha do të ndihet krenar me siguri për këtë referim të Berlusconit.

Lajme të ngjashme

Back to top button