Greqia në Eurovizion me këngë mbi krizën e refugjatëve

Greqia mbetet një prej shteteve që po përjeton dy kriza: krizën financiare por edhe atë të fluksit të refugjatëve.

Së fundmi, disa individë nga Greqia janë nominuar për çmimin Nobel për Paqe për ndihmën që i kanë dhënë refugjatëve nga Siria.

Një mesazh politik do të jetë brenda këngës së Greqisë në festivalin e sivjetmë Eurovizion në Stokholm. Kështu kanë shkruar gjatë ditës mediet e këtij shteti, duke thënë se kënga do të këndohet në gjuhën greke dhe se do të flasë mbi realitetin grek.

Dionisis Tsknis, drejtor i transmetuesit ERT, ka thënë se kënga do të përmbajë elemente greke dhe se nuk do të ketë garë nacionale, por vetëm një këngë e deleguar nga televizioni, i cili e mban këtë të drejtë.

Greqia viteve të kaluara është treguar e suksesshme në këtë garë. Elena Paparizou e ka fituar festivalin në vitin 2005, ndërsa vitin e kaluar Maria Kyriaoku u radhit e 20-ta në finalen e madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button