ZYRTARE/ Lufta në Elbasan, ja të dhënat e fundit nga policia

Te dhenat e fundit nga vrasja makabre ne Elbasan të Shqipërisë.
Më datë 03.02.2016 rreth orës 19:54 ,në lagjen Emin Matraxhiu Elbasan, persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ambjentet e brëndshme të lokalit në pronësi të shtetasit Agron Çapja. Kanë mbetur të vrarë shtetasit:
1. Agron Çapja, 50 vjeç, banues në Elbasan.
2. Ardit Sinakoli , 27 vjeç, banues në Elbasan.
3. Eno Bedalli, 38 vjeç, banues në Elbasan.
Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjëndje të rëndë shtetasit:
1. Ardian Zharri, 45 vjeç banues në Elbasan.
2. Fejzulla Çapja, 58 vjeç, banues në Elbasan.
3. Ferit Muca, 42 vjeç banues në Elbasan
4. Luan Muca, 47 vjeç ,banues në Elbasan
5. Bujar Rreshka, 40 vjeç banues në Librazhd
6. Florenc Çapja, 35 vjeç banues në Elbasan
7. Arnold Çapja, 23 vjeç, banues në Elbasan
8. Erdis Sulku, 33 vjeç, banues në Elbasan

Nga veprimet e para hetimore, në vendin e ngjarjes u gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1. 2 armë zjarri automatik model 56, me një krehër pa fishekë
2. Një automatik model 56 ,me një kreher pa fisheke
3. 1 kreher automatiku model 56, me 26 fisheke
4. 65 gëzhoja model 56 ,me kapsolla të goditura,
5. 3 predha calibër 7,62mm.
Grupi hetimor po punon intensivisht për indetifikimin dhe kapjen e autorëve.
Gjatë gjithë natës Forcat Renea, FNSH dhe Policia e Elbasanit kanë ushtruar dhjetra kontrolle në banesa, në Elbasan, Peqin, Cërrik, Librazhd e Gramsh.

Gjithashtu janë kontrolluar në akset rrugore e në qytete automjete të dyshuara që mund të lëviznin autorët. Janë krehur me këmbë zona kodrinore e fushore ku dyshohej se mund të fshihenin autorët apo mund të kishin braktisur makinën. Si dhe janë kontrolluar mbi 150 garazhe makinash në hyrje të pallateve. Janë shoqëruar për verifikim 46 shtetas.

Një grup Specialistësh të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, të kryesuar nga Drejtori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan si dhe me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79, 25 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button