Gjukanoviq: Zgjedhjet në Mal të Zi, në qershor, shtator ose tetor

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në propozimin e tij, ku i bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës parlamentare për të hyrë në ekzekutiv, tha se asnjë nga angazhimet strategjike të politikës së jashtme të qeverisë nuk mund të vihet në pikëpyetje, sepse sipas tij kjo do të rrezikonte interesat kombëtare të Malit të Zi dhe qytetarëve të saj.

Duke folur për zgjedhjet, shefi i qeverisë malazeze tha se koha e mbajtjes së tyre dhe funksionimi i qeverisë varet nga marrëveshja politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Kreu i ezkekutivit malazez theksoi se votimet atje mund të mbahen në fund të qershorit, shtatorit ose fillim të tetorit.

Ai shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun për të gjitha çështjet që lidhen me aspekte të tjera të cilat, sië theksoi ai varen mbi rregullsinë e procesit zgjedhor, raportojnë mediat e Malit të Zi, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button