Kaos në Komisionin për arsim, opozita sjell 984 amendamente për universitetin e ri

Pas tentimeve që të dakordohen për punë, deputetët e Komisionit për arsim nuk e kanë nisë debatin për hapjen e universitetit Damjan Gruev, transmeton Portalb.

Kaosi ka nisur kur LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se nuk kanë dorëzuar elaborat, as vendim të Këshillit për akreditim dhe nuk kanë kërkuar mendime nga ekspertë për nevojën e universitetit të ri.

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM, Goran Sugareski theksoi se opozita ka dorëzuar 984 amandmamente të ligjit për themelimin e Universitetit “Damjan Gruev”. Ai ka akuzuar pushtetin se po hap universitet për t’i punësuar ushtarët partiak, të cilët duhet të shpërblehen për atë se “kanë pështyrë opozitën”.

VMRO-DPMNE akuzoi opozitën për bllokim të punës së Komisionit. Deputeti Zoran Ilioski tha se nuk është puna te elaborati por te destruktiviteti i LSDM-së, bullneti i tyre për bllokim të punës së Komisionit.

Kuvendi më 28 janar me shumicë të votave në lexim të parë e mbështeti propozim ligjin për themelimin e Universitetit për siguri nacionale, siguri dhe paqe “Damjan Gruev”./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button