A është koha për koalicion parazgjedhor ndëretnik?

Pas shpeshtimit të takimeve mes liderëve të partive opozitare në bllokun maqedonas dhe atë shqiptarë, një pjesë e analistëve thonë se është pozitive që ata takohen kundër zgjedhjeve më 24 prill, por vlerësojnë se në Maqedoni ende janë gjasat e vogla të ketë koalicion parazgjedhor mes partive maqedonase dhe shqiptare, transmeton Portalb.

Sipas analistit Naser Zyberi, problem më i madh për koalicione të mundshme parazgjedhore mes partive politike shqiptare dhe maqedonase është se ata ende në fushata fokusohen në çështjet etnike.

“Opozita do t’i koordinojë qëndrimet për atë se vallë Maqedonia është e përgatitur për zgjedhje më 24 prill, apo jo. Rasti është pozitiv, por për ndonjë bashkëpunim tjetër palët nuk janë të përgatitur. Ata agjendat e tyre i bazojnë në çështje etnike, dhe për këtë temë të dy palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta”, tha për REL Zyberi.

Nga ana tjetër, ish kryeparlamentari Stojan Andov thotë se përkundër dallimeve etnike, të gjithë jemi qytetar të Maqedonisë. “Vetëm paragjykimet na kanë penguar deri më tani. Ka ardhur koha për një gjë të tillë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button