Që nga fillimi i bisedimeve në Gjenevë humbën jetën 61 civilë sirianë

Organizata e të Drejtave të Njeriut në Siri (SNHR) njofton se në katër ditët e para të bisedimeve të organizuara në Gjenevë për të gjetur zgjidhje mbi krizën politike në Siri jetën e humbën 61 civilë nga sulmet ajrore ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e SNHR-së thuhet se mes 29 janarit dhe 1 shkurtit janë vrarë 61 civilë ndër të cilët 14 fëmijë dhe 11 gra. Sipas kësaj në Halep janë vrarë 30 civilë, Deyr’uz Zor 16, në pjesët rurale të Damaskut 8, në Dera 4, Idlib 2 dhe Rakka 1 civil.

Për të gjetur zgjidhje për krizën politike në Siri, nën udhëheqjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është planifikuar takim veç e veç mes delegacioneve të regjimit dhe opozitës, të cilat filluan më 29 janar në Gjenevë.

Por, Rusia vazhdon sulmet e saj intensive në malin Turkmen që ndodhet në pjesët rurale të Lazkiyes, Halep dhe në Idlib. Më së fundi sot në sulmin e avionëve rusë në qarkun Anadan të Halepit i cili është nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 6 civilë, ndërsa u plagosën 16 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button