Debat: Zgjedhjet duhet të shtyhen

Sot partitë e vogla politike ose siç thanë ata, partitë që nuk janë përfshirë në procesin politik, kërkuan një zgjidhje për shtyrjen e zgjedhjeve. Marrëveshja e Përzhinës është shkelur. Gjendja në shtet është shumë e keqe, paralajmëruan pjesëmarrësit e debatit “Pluralizmi dhe kriza politike”, i organizuar nga Organizata joqeveritare “Civil”, transmeton TV21.

“Shpërbërja e Parlamentit më 18 janar të muajit të kaluar, ishte një ndërhyrje në procesin e Përzhinës, sepse pas një procesi të gjatë të bisedimeve, papritmas sikur u hoq dorë nga i gjithë procesi dhe u lejua që dy partitë e pushtetit, me vullnetin e tyre ta shpërbëjnë Parlamentin. Kjo nuk garanton se do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike, por përkundrazi, kjo flet se dy partitë qeveritare për arsye që ato i dinë, shpejtojnë t’i kalojnë zgjedhjet me listë zgjedhore të pa verifikuar dhe jo të rregullt dhe me sferë mediale jomjaftueshëm të rregulluar”, tha Liljana Popovska.

Kryetari i sapoemëruar i PPD-së – Faton Aliti theksoi se zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinës është i pamundur të ndodhë deri më 24 prill.

Në pyetjen e gazetarit se a është i mundësh unifikim i këtyre partive në procesin zgjedhor, Safet Bishevac nga partia e boshnjakëve theksoi se çdo zgjidhje është e pranueshme, për siç tha, rrëzimin e këtij regjimi.

“Unë pajtohem me versionin maqedonas të “DOS-it”, të gjithë të jemi të bashkuar. Kjo nuk është diçka që nuk mund të arrihet nëse kemi synim të njëjtë: rrëzimin e këtij regjimi jodemokratik. Në atë rast, asnjë dallim midis nesh në këtë tryeze, nuk është e asaj natyre që të na largojë nga qëllimi, e ai është rrëzimi i regjimit”, u shpreh Bishevac.

Ivon Veliçkovski vërejti se një pjesë e pjesëmarrësve të këtij debati janë fokusuar te partitë e tyre politike dhe në procesin politik.

“Në vend që ne të ulemi dhe të presim që dikush të na bashkojë, së pari duhet të ulemi të merremi vesh ndërmjet veti. Ne si Parti Liberale jemi të gatshëm për këtë”, tha Veliçkovski.

Marrëveshja e Përzhinës ofron vetëm zgjidhje minimale për dalje nga kriza politike, potencuan pjesëmarrësit e debatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button