Roth: Jam i shqetësuar për mosimplementimin e Marrëveshjes së Përzhinos

Maqedonia po e humb kredibilitetin ndërkombëtarë. U takova me shumë organizata joqeveritare dhe porosia e tyre ishte e njëjtë, “na ndihmoni ta kthejmë Maqedoninë në rrugën evropiane”. Kështu u shpreh ministri shtetëror i MPJ-së së Gjermanisë, Michael Roth, njofton TV21, transmeton Portalb.

“Liderët politik nuk janë të vetëdijshëm se në çfarë probleme ndodhet Maqedonia. Për momentin BE po përballet me më shumë kriza dhe nuk mundet të koncentrohet në Maqedoni. Detyra e përbashkët e pushtetit dhe opozitës është që ta stabilizojnë gjendjen politike. Jam i shqetësuar për mosimplementimin e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërkaq partitë po humbin kohë pa menduar, taktizojnë, ndërkaq koha po kalon”, potencoi Roth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button