Bëhen nëntë vjet nga propozimi i Ahtisaarit për statusin e Kosovës

Më 2 shkurt 2007, Martti Ahtisaari dorëzoi propozimin Prishtinës dhe Beogradit. Sipas Ahtisaarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme dhe e stabilizuar.

Ai përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive dhe anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisjes dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare.

Për më tepër, marrëveshja përshkruante masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synonin të kontribuojnë në zhvillimin e një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar.

Një element i rëndësishëm i marrëveshjes është mandati që i jepet një prezencë ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën.

Dispozitat e marrëveshjes kanë pasur përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button