Rusi: Kërkohen prova për shkeljen ajrore

Ministria e mbrojtjes e Rusisë përsëri i ka hedhur poshtë pretendimet e Turqisë se një aeroplan luftarak rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.

Zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha sot se pretendimet e Ankarasë nuk janë të mbështetura nga të dhënat faktike dhe paraqesin “provokim të paramenduar”.

Ankaraja ka thënë se radarët e NATO-s e kanë detektuar një aeroplan luftarak rus, që e ka shkelur hapësirën ajrore më 29 janar, duke i përgënjeshtruar pretendimet ruse se shkelja ishte “propagandë e vërtetë”, raporton REL.

Ankaraja tha se aeroplani rus i tipit SU-34 e ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë, përkundër vërejtjeve, dy muaj pasi Turqia e ka rrëzuar një aeroplan rus në një incident të ngjashëm, pas të cilit janë shtuar maksimalisht tensionet ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button