Akuzat pa baza rrezikojnë pasoja

[Recension: “Pas kandidaturës së Faton Bejtës për anëtar të KQZ-së ka qëndruar LSDM-ja?”]

Dëshira e madhe për të pasur një ekzkluzivitet mund të bëjë që gazetari të përfundojë duke bërë gafë e cila në fakt buron nga keqinterpretimi i çështjes. Rasti në fjalë nuk ka strukturën e lajmit, nuk ka burime të cituara dhe nuk ka fakte të tjera përveç një fotografie e cila, realisht, nuk dëshmon asgjë.

Pas kandidaturës së Faton Bejtës ka qëndruar LSDM screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Pas kandidaturës së Faton Bejtës për anëtar të KQZ-së ka qëndruar LSDM-ja?”.
Data dhe koha e publikimit: 25.01.2016
Data e recensionit: 26.01.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Faton Bejta ishte kandidat i pavarur për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor por kjo medie pretendon se ka zbuluar të vërtetën dhe sipas saj, e vërteta është ndryshe. Bejta paska qenë kanëdidat i propozuar vjedhurazi nga një parti tjetër dhe dilema është nga cila parti? Fillimisht ne duhet t’i kujtojmë lexuesit se kur, në tekst, përmendet Këshilli Shtetëror Zgjedhor ose KQZ,  është fjala për Komisionin Shtetëror Zgjedhor ose KSHZ-në. Një institucion si ky i përmendur në tekst, nuk ekziston.

Teksti që po recensojmë, me pa të drejtë paragjykon. Autori është vënë në anën e një partie dhe thotë me bindje se Bejta “i takon” anës tjetër. Gazetari duhet të dallojë faktet dhe dëshmitë nga mendimet personale. Bindjet e gazetarit dhe rrethanat politike janë dy gjëra të ndryshme.

Në konkursin për kandidat të pavarur të Këshillit Shtëtëror Zgjedhor (KQZ) në listë u gjet edhe emir i Faton Bejtës, punonjës shumëvjeçar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pas publikimit të listës me emrat e kandidatëve që ekzkluzivisht e solli Agjencia e Lajmeve Zhurnal, qarqe mediatike dhe politike shpejtuan të thonë se pas kandidaturës së tij qëndron Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), dhe nëkryetari i kësaj partie, Nevzat Bejta.

Dëshmitë janë arma më e fortë e gazetarit. Me pretendime si “mendohet”, gazetari nuk guxon të niset drejtë informimit të opinionit. Nuk duhet harruar se: “Gazetari duhet të mbajë përgjegjësi për fjalën e thënë”.

Por realiteti duket të jetë ndryshe. Faton Bejta mendohet të jetë inkurajuar për të kandiduar nga partia opozitare, LSDM. Ky i fundit në një postim të tij në Fejsbuk ka publikuar një foto me ish kandidatin e kësaj partie për president të Maqedonisë, Stevo Pendaroski. Fotoja është bërë në një restorant në fshatin Vërtok të Gostivarit, pas një takimi me aktivist partiak të LSDM-së.

Raportimi se personi i përmendur në tekst Faton Bejta, i takon kuadrit të LSDM-së, është vetëm një pretendim për të cilin gazetari në rast mos konfirmimi, mund të përballet me proces gjyqësor, pasi përmes këtij artikulli, thotë diçka që mund të mos jetë e vërtetë.

Faton Bejta i njohur ndryshe si nipi i ish kryetarit të Këshillit Komunal të Gostivarit, Fadil Zendeli nga radhët e RDK-së, prej vitesh punon në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ). Në listën e kandidatëve të pavarur, shqiptar ishin Rexhep Prekopuca i cili edhe u zgjodh, Fehmi Stava, Faton Bejta, Beqir Iseni dhe Iljaz Ibishi.

Lidhjet e tij familjare janë pjesë e jetës private, aq me tepër kur në pyetje është kredibiliteti i Faton Bejtës. Për t’i sjellë lexuesit një artikull atraktiv dhe në të njëjtën kohë për të pasur “feedback” komercial, nuk është e thënë se gazetari me doemos duhet të akuzojë pa bazë, larg qoftë, edhe të shpif!

Pjesa tjetër që mungon dhe është se gazetari duhej të pyeste Faton Bejtën dhe subjektin opozitar maqedonas LSDM, të kërkonte qëndrim për lidhjet që mund të kenë mes vete dhe të kishte kërkuar sqarimin e Bejtës rreth fotografisë së postuar në rrjetin social “Facebook”.

Teksti i mangët kur lidhet me elementet multimediale duket se bëhet me qëllim që të krijohet bindja se kemi të bëjmë me një informacion të vërifikuar.

Informacioni shtesë nuk është i mjaftueshëm nëse gazetari vendos që ta përmbyll vetëm me emrat e kandidatëve për kryetar të KSHZ-së! Gazetari në këtë rast duhet t’i kujtojë lexuesit se çështja e përbërjes së KSHZ-së ishte pjesë edhe e marrëveshjes politike e njohur si Marrëveshja e Përzhinos, nga e cila doli se lista zgjedhore duhet pastrohet, përbërja e re të jetë nga ekspert dhe anëtarë të pavarur,  përfshi këtu edhe pavarësinë e kreut të këtij institucioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button