Për refugjatët nga Siria janë të nevojshme një milionë vende pune

­ Janë të nevojshme një milionë vende pune për refugjatët nga Siria në vendet të cilat e mbajnë barrën në krizën e refugjatëve prej para pothuajse pesë vite, me qëllim që të përmirësohet cilësia e jetesës së refugjatëve, deklaroi kryetari i Komitetit ndërkombëtar për shpëtim (IRC) Dejvid Miliband.

Ai theksoi se refugjatët më nuk kanë kursime, luftojnë të marrin ndihmë dhe gjithnjë e më pak mund ta mbajnë veten dhe familjet e tyre. Shumica nga familjet i dërgojnë fëmijët të punojnë në tregun e zi, ndërsa gratë dhe vajzat veçanërisht janë të goditura me vështirësitë financiare sepse janë të detyruara të martohen ose të ofrojnë shërbime seksuale, thekson IRC.

Në Londër, të enjten do të mbahet konferencë me qëllim të grumbullimit të mjeteve për refugjatët. Në konferencë do të bisedohet për mundësitë për punësimin e refugjatëve sirianë në Turqi. Jordani dhe Liban, ku jetojnë më shumë se 90 për qind prej tyre.

“Kjo konferencë duhet t’i japë fund trillimit se lufta në Siri është pothuajse në fund”, deklaroi Miliband, ish­ministri britanik i Punëve të Jashtme. Miliband bëri thirrje para së gjithash që të sigurohen lejet e punës për profesorët që të përshpejtohet arsimi i fëmijëve refugjatë. Ai theksoi se 200.000 fëmijë në Liban ende nuk kanë filluar me arsimimin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button