Deri kur romet e Shutkës do të presin për gjinekolog?

Testi falas PAP, kontrollet falas për gratë shtatzëna, vizitat e rregullta të patronazhit dhe përfundimisht pasje e siguruar e gjinekologut amë – ende janë premtime të parealizuara të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për 8.000 gra në Shuto Orizari.

protestën që u mbajt para Poliklinikës në Shuto Orizari gratë e kësaj komune, me fasha ngjitëse në gojë dhe transparenta në duar sërish e parashtruan pyetjen: pse mundësitë që vlejnë për gratë tjera të vendit nuk vlejnë edhe për ato?

Ministria e Drejtësisë doli me sqarim se nuk është faji i tyre që në shpalljen e publikuar për gjinekolog në Shuto Orizari, edhe përskaj stimulimit prej 250 eurosh, askush nuk është paraqitur.

Nëse ministri Nikolla Todorov nuk ka mënyrë se si të sigurojë gjinekolog për gratë në një komunë të tërë (përveç subvencionimit, si një nga masat e parapëlqyera të Qeverisë për zgjidhjen e problemeve – edhe përskaj asaj se bëhet fjalë për zvogëlim afatshkurtër e jo për zgjidhje të problemit), parashtrohet pyetja: kush duhet të sigurojë gjinekolog dhe kush është fajtori për problemet me të cilat po përballen gratë e Shutkës?

A mos vallë Todorovi është kompetent për kontrollet falas, në vend të të cilave gratë e kësaj komune shkojnë në Çair dhe paguajnë 600 denarë, edhe përkundër asaj se kontrollin e bën mjeku i tyre amë? A mos ndoshta është nën kompetencë të tij renovimi i ordinancës në Shutkë, e cila është në gjendje shumë të keqe? A mos do të reagojë përfundimisht ministri ndaj faktit pikëllues se vetëm 5,6% e grave shtatzëna në Shuto Orizari janë vizituar nga motrat kujdestare në periudhën e vitit të kaluar? T’ia përkujtojmë se, sipas paralajmërimeve bombastike, të gjitha shtatzënat duhej të vizitoheshin të paktën dy herë gjatë kohës së shtatzënisë së tyre.

A mos vallë fakti që Shuto orizari është komunë kryesisht me qytetarë e qytetare rome është arsyeja për mosinteresimin dhe prepotencën e ministrit Todorov? Apo mos vallë gjinekologu i ri që do të “emërohet” në këtë komunë po ruhet për në prill, si befasi parazgjedhore për gratë rome, për të bërë ndikim në familje, për sqarim të opcionit politik të Todorovit?

Burimi: Civil

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button