Aksidenti tragjik: Si u gjetën të përqafuar motra dhe vëllai shqiptar

Aksidenti ndodhi dy netë më parë në autrostradën “A4” Milano-Breshia i cili i kushtoi jetën tre personave të cilët ndodheshin në makinë, midis të cilëve edhe dy pjesëtarë të një familje, Antonio 23 vjeç dhe Daniela Ago 21 vjeçe, motër e vëlla nga Shqipëria, por që jetonin në Cornegliano.

Një përqafim lamtumire e kanë cilësuar mediat italiane pozicionin ku u gjendën motra dhe vëllai në makinë. Ky është rrëfimi i personit të parë që shkoi ti shpëtonte, i cili u ndesh me një pamje rrënqethëse.

Antonio dhe Daniela Ago bashkë me mikun e tyre Alberto Casagrande po ktheheshin nga një mbrëmje argëtimi, e cila më pas u kthye në tragjedi për ta.

Ata ishin në anë të rrugës, të ndaluar me makinën e tyre, pasi në autostrdë kishte ndodhur një tjetër aksident, kur u përplasën dhunshëm nga pas nga një furgon “Wolkswagen Caravel” i bardhë që i përkiste Federatës Italiane të Sporteve Dimërore.

Përplasja ishte aq e frikshme sa të tre personat mbetën të mbërthyer në makinën e tyre si në një kurth.

Kush ishin Alberto, Antonio dhe Daniela?

Basketi dhe muzika. Alberto Casagrande, Antonio dhe Daniela Ago ndanin bashkë pasionet e zakonshme të të rinjve.

Alberto militonte në një bandë muzikore  Rucker Sanve di San Vendemiano.

Antonio Ago ishte tastierist në bandën Metro City Music Lab. Ndërsa Daniela ishte studente në Jurisprudencë në Trieste, dhe shpesh ndihmonte grupin.

Marrë nga: Opinion.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button