SHBA konfirmon shkeljen e hapësirës ajrore turke nga Rusia

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, Mark Wright, duke konfirmuar shkeljen e hapësirës ajrore turke nga avioni luftarak rus, ka deklaruar se Rusia duhet t’i japë fund veprimeve që do të rrisin paqëndrueshmërinë në rajon.

Zëdhënësi i Pentagonit, Mark Wright, në një deklaratë për AA, konfirmoi se një avion luftarak rus dy ditë më parë ka shkelur hapësirën ajrore turke.

Wright ka theksuar se “SHBA-ja dhe NATO-ja, bashkë me Turqinë, do të vazhdojnë të jenë në bashkëpunim”. Ai i ka bërë thirrje Rusisë që të tregojë respekt ndaj hapësirës ajrore turke dhe t’i japë fund veprimeve që do të rrisin paqëndrueshmërinë në rajon.

Ndër të tjera, Wright ka theksuar se është e rëndësishme që dy shtete të flasin me njëri-tjetrin dhe të marrin masat me qëllim për të ulur tensionet.

Në një deklaratë të publikuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, ishte konfirmuar se “më 29 janar në orën 11.46 me orën lokale turke një avion SU-34 i Forcave Ajrore të Federatës së Rusisë ka shkelur hapësirën ajrore turke. Ndaj avionit rus janë bërë disa herë paralajmërimet në rusisht dhe anglisht nga elementët e radarit ajror turk”.

Ndërsa Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një deklaratë para se të nisej për në Kili pati paralajmëruar se “Rusia në rast të vazhdimit të këtyre shkeljeve do të jetë e detyruar të përballet me pasojat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button