MPJ e Turqisë: Avioni rus SU-34 dje shkeli hapësirën tonë ajrore

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë njoftoi se një avion i llojit SU-34 të Forcave Ajrore të Fedaratës Ruse dje e ka shkelur hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën me shkrim të ministrisë thuhet se para shkeljes së hapësirës turke avioni rus shumë herë është paralajmëruar në rusisht dhe anglisht nga ana e njësiteve të radarit ajror turk.

Në deklaratën thuhet se shkelja është tregues i ri i veprimeve të Rusisë për përshkallëzimin e problemeve.

“Dje (29 janar 2016) me kohën e Turqisë në ora 11:46 një avion i Forcave Ajrore Ruse të llojit SU-34 e ka shkelur hapësirën ajrore turke. Para shkeljes, avioni rus është paralajmëruar nga njësitë e radarit ajror turk në gjuhën ruse dhe angleze. Pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga ana e shtetit tonë dhe NATO-s, kjo shkelje është tregues i ri dhe konkret i veprimeve të Rusisë për përshkallëzimin e problemeve”, thuhet në reagimin e MPJ të Turqisë.

MPJ e Turqisë i bën thirrje të hapur dhe të qartë Federatës Ruse që të veprojë me përgjegjësi që të mos shkilet hapësira ajrore turke, por gjithashtu edhe hapësira ajrore e NATO-s.

“Edhe një herë theksojmë se përgjegjësia e zhvillimeve serioze të padëshiruara të cilat mund të dalin si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme, tërësisht i përkasin Rusisë. Këto çështje mbrëmë iu bënë me dije ambasadorit rus në Ankara i cili u thirr në ministri. Shkelja në fjalë është dënuar ashpër dhe fuqishëm”, thuhet ndër të tjera në reagimin e MPJ të Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button