19 konkluzat e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së

Këshilli i përgjithshëm i BDI-së ka miratuar konkluza pas mbajtjes së mbledhjes së sotme, ku është konstatuar vazhdimi i dialogut mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar për zbatimin e plotë të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit është i domosdoshëm dhe pa alternativë.

“Ftojmë të gjitha subjektet politike në vend të veprojnë me përgjegjshmëri në periudhën para nesh në mënyrë që sa më shpejt të përmbyllen edhe çështjet e mbetura që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit për të mundësuar mbajtje të zgjedhjeve të besueshme, fer dhe demokratike, në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkon nga institucionet kompetente të sundimit të ligjit që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat për ta zbardhur deri në fund rastin “Fabrika e Aferave” dhe të nxjerrin para organeve të drejtësisë porositësit dhe realizuesit e shpifjeve dhe aferave të fabrikuara”, thuhet mes tjerash në konkluzat e Këshillit të përgjithshëm të BDI-së, njofton Aktuale.mk.

Konkluzat e KP të BDI-së

Konkluza e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së të mbajtur me 30 janar 2016:

  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim konstaton se vazhdimi i dialogut në mes partive politike me ndërmjetësim ndërkombëtar për zbatimin e plotë të obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit e arritur me 2 qershor 2015 dhe e plotësuar më 15 korrik 2015 është i domosdoshëm dhe pa alternativë.
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim vlerëson që shtyllat kryesore nga Marrëveshja e Shkupit janë zbatuar në masë të konsiderueshme
  1. Ftojmë të gjitha subjektet politike në vend të veprojnë me përgjegjshmëri në periudhën para nesh në mënyrë që sa më shpejt të përmbyllen edhe çështjet e mbetura që rrjedhin nga Marrëveshja e Shkupit për të mundësuar mbajtje të zgjedhjeve të besueshme, fer dhe demokratike, në përputhje me pritjet e komunitetit ndërkombëtar.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet tërësisht i përkushtuar për të vijuar realizimin e Planit Aksional që përfshin rekomandimet urgjente të Komisionit Evropian, rekomandimet e Pribesë, rekomandimet e Dialogut të Lartë Paraqasës ku bën pjesë dhe analiza e zbatimit të Marrëveshjes Paqësore të Ohrit.
  1. Kontributi për një proces të besueshëm dhe atmosferë pozitive është i domosdoshëm për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike më 24 prill 2016 të cilat duhet të rezultojnë me krijimin e Qeverisë stabile dhe të qëndrueshme që të ketë mundësi ndërmjet tjerash të përballet me integrimin EuroAtlantik, çështjen e emrit, marrëdhëniet ndërfqinjësore, marrëdhëniet ndëretnike, pritshmëritë dhe rekomandimin e kushtëzuar nga Komisioni Evropian, samitin e NATOsë në Korrik si dhe krizën me refugjatët nga Lindja e Mesme.
  1. BDI do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saja, që çdo pjesëmarrësi në zgjedhje t`i mundësohet garë e drejtë dhe e barabartë, si dhe garanton përkushtim maksimal për t’i siguruar çdo qytetari dhe subjekti realizim të të drejtave zgjedhore.
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim kërkon nga institucionet kompetente të sundimit të ligjit që urgjentisht të ndërmarrin të gjitha masat për ta zbardhur deri në fund rastin “Fabrika e Aferave” dhe të nxjerrin para organeve të drejtësisë porositësit dhe realizuesit e shpifjeve dhe aferave të fabrikuara.
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim ju bën apel anëtarëve të partisë dhe të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e shpifjeve të cilat e kontaminojnë opinionin dhe i fton që në periudhën që vjen të janë edhe më të vëmendshëm ndaj këtyre shpifjeve dhe montimeve që kanë për qëllim të njollosin personalitetet e BDI-së dhe të fusin përçarje në mes anëtarëve të partisë.
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim obligon SHQZ që në afat sa më të shkurt të formojë të gjitha strukturat zgjedhore në të gjitha nivelet dhe të përgatis platformën dhe strategjinë e zgjedhjeve
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim obligon SHQZ që deri në moomentin e miratimit të Vendimit të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të përpilojë propozim – programin zgjedhor, të bazuar në Programin e miratuar në Kongresin e III-të dhe Rezolutës së miratuar në Kongresin Tematik bashkë me kërkesat e qytetarëve, si dhe të njejtin ta dorëzon për shqyrtim dhe miratim para Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim.
  1. Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim obligon të gjitha strukturat e BDI-së që në mënyrë aktive të kyçen në Shtabet zgjedhore, në llogaridhënien para qytetarëve, në mbarëvajtjen e proceseve që lidhen me zgjedhjet dhe të mos keqpërdorin resurset shtetërore për qëllime të fushatës zgjedhore.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjitha grupet e interesit si dhe qytetarët që të bëhen pjesë e përpilimit të programit zgjedhor nëpërmjet të shkëmbimit të ideve dhe propozimeve me Shtabin Qëndror Zgjedhor ose nëpërmjet të kontaktit të drejtpërdrejt me strukturën më të afërt.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim siguron qytetarët që do të vazhdojë të jetë zëri i tyre, si dhe artikuluesi e realizuesi i kërkesave të tyre në institucionet e vendit, gjithmonë duke e vendosur interesin e përgjithshëm para atij partiak.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim fton të gjitha subjektet politike që të angazhohen për fushatë të civilizuar dhe shembullore zgjedhore si dhe të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, shpifjeve dhe nxitjes së jotolerancës ndërpartiake.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim fton partitë e opozitare dhe të reja shqiptare që të unifikohen në mënyrë që mos të kontribuojnë në përçarjen e votës shqiptare dhe rrjedhimisht të shkaktojnë humbjen e mandateve shqiptare në përbërjen e re të Kuvendit të Maqedonisë.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim ofron partneritet për mediat në përpjekjet për të reformuar fushën mediatike dhe i fton që të kontribuojnë në krijimin e kushteve të barabarta garuese për të gjitha subjektet konkuruese.
  1. Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe zotohet për të dhënë kontribut në drejtim të zbatimit të Metodologjisë për pastrimin e listës zgjedhore dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

 Bashkimi Demokratik për Integrim gjithashtu fton qytetarët që të kyçen në mënyrë aktive në pastrimin e listës zgjedhore si dhe të kontribuojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve duke denoncuar çdo parregullësi eventuale.

  1. Bashkimi Demokratik për Integrim mbështet punën e paanshme dhe transparente të zyrës së Prokurorës Speciale në përputhje me kompetencat ligjore dhe shpreh pritshmëri që kjo Prokurori të merr në kompetencat e veta rastet kontestuese dhe të ndjeshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button