Apple e zgjidh problemin e karikimit të baterive të iPhone
Gjiganti i teknologjisë Apple raportohet se është duke punuar me partnerët e saj në Amerikë dhe Azi për zhvillimin e një teknologjie të re për mbushjen e pajisjeve të saj me WiFi (pa kabllo).
Bloomberg raporton se projekti pritet të finalizohet në vitin e ardhshëm.
Apple është duke eksploruar mundësinë e zhvillimit të kësaj teknologjie për iPhone dhe iPad, që këto pajisje të mbushen pa kabllo.
Apple me anë të kësaj teknologjie kërkon të kapërcejë problemin e humbjes së shpejt të baterisë me rritjen e distancës së përdorimit të telefonit.