Të hënën protestojnë veteranët

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka njoftuar për KosovaPress se të hënën do të organizojnë një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se detajet e protestës do të mësohen sot në një konferencë për media e cila do të mbahet para ndërtesës së Qenërisë, duke filluar nga ora 12:00.

“Ne si veteran do të protestojmë për vonesat që po bëhen lidhur me pensionet e veteranëve, të cilët kanë aplikuar me kohë, por njëkohësisht do të kërkojmë një komision mjekësor, i cili do të caktonte shkallën e invaliditetit, si dhe publikimin e listave të ankesave”, ka thënë Qeriqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button