Dimitriev është zhvendosur në kabinetin e tij në “Ilindenska”, Gruevski në selinë e VMRO DPMNE-së

Kryeministri teknik për zbatimin e zgjedhjeve, Emil Dimitriev punon në kabinetin e kryeministrit në godinën qeveritare gjegjësisht nga kolltuku që e mori nga paraardhësi i tij Nikolla Gruevski, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjeorgiev, njofton Portalb.

Kryetari i VMRO DPMNE-së ditën e tij të punës e kalon në zyrën e selisë së partisë, thotë Ivo Kotevski zëdhënësi i partisë së tij.

Ndërsa nga Qeveria nuk mundën të na dërgojnë fotografi nga vendi i punës së Dimitriev, por premtuan se gjatë takimit të ardhshëm të kryeministrit në kabinetin e tij, do të mund të bëjnë fotografi dhe regjistrime video.

Nikolla Gruevski më 14 janar dorëzoi dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të Qeverisë së RM-së, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa për zëvendës të tij caktoi sekretarin e përgjithshëm, Emil Dimitriev. Ndërsa Dimitriev dha betimin e tij më 18 janar në Kuvendin e RM-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button