Mesazhet e Hillary Clinton ishin “top sekret”

Serveri i pasiguruar në shtëpinë e ish-sekretares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmbante një duzinë mesazhesh të cilat klasifikohen “top sekret” – mesazhe shumë konfidenciale dhe tepër sekrete të Qeverisë së SHBA-ve, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby, ka thënë se në momentin kur u dërguan mesazhet elektornike, ato nuk ishin të klasifikuara.

Përdorja e adresës elektronike personale derisa ishte sekretare e shtetit për të dërguar mesazhe konfidenciale për Hillary Clinton është shndërruar në një pengesë në kampanjën e saj presidenciale.

Tani pritet që gjendja të tensionohet edhe më shumë, sepse kjo është hera e parë që mesazhet e dërguar nga ajo u tha publikisht se ishin mesazhe të klasifikuara si sekrete, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Sipas Departamentit të Shtetit mesazhet janë klasifikuar si “top sekret”, sepse do të shkaktonin një dëm “jashtëzakonisht të madh”, për sigurinë nacionale të SHBA-ve nëse do të zbuloheshin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button