Sllupçani legjendar nuk duron hipokrizi

Në Sllupçan njerëzit vetëm lindin, atje nuk vdesin. Në Sllupçan ka vetëm datë të lindjes, nuk ka datë të vdekjes. Dëshmorët e Sllupçanit janë të pavdekshëm. Ata janë heronjtë që jetojnë përgjithmonë. Ata janë më të gjallë se çdo kush tjetër. Ziadin Selës a tash ju kujtua pas 15 viteve që ti vizitojë këta dëshmorë. A bash tash në kohë zgjedhjesh.

Ku ishte që 15 vite? Heroizmi i dëshmorëve ka qenë aty por pse politikanët po vijnë për nderime vetëm para zgjedhjeve? Natyrisht se është e drejtë e çdokujt që ti vizitojë dëshmorët ama le të vijnë gjatë gjithë kohës, mos ma shkelin Sllupçanin vetëm për zgjedhje dhe për vota sepse të gjithë janë të njëjtë. Edhe Sela është njëjtë si Thaçi.

Edhe ky është një Thaç i vogël. Kur vinin zgjedhjet Menduh Thaçi bërtiste e bërtiste në emër të zotit, bënte tekbira nëpër tubime, e shkonte nëpër xhami. Njëjtë edhe Sela sot. Gjatë gjithë vitit nuk i ndahet rakisë e birave ndërsa tash kur vijnë zgjedhjet publikon foto nëpër xhami duke bërë lutje. Këtyre vetëm për fushatë ju rritet dashuria, mëshira dhe besimi.

Ku kanë qenë ditëve tjera? Më vjen keq se disa herë i kam përkrah nëpër shkrime duke menduar se do jenë ndryshe nga tjerët ama hiç nuk dallojnë. Këto veprime hipokrite e tregojnë këtë. Prandaj mos e shkelni Sllupçanin vetëm për fushatë e për vota. Sllupçani është heroik. Nuk e duron pafytyrësinë tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button