Kurti: Asociacioni “mini-qeveri” mund të bashkëpunojë me Putinin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherësh deputeti në Parlamentin e Kosovës, Albin Kurti, për redaksinë malazeze të RTK-së, ka deklaruar se ndihet i frikësuar nga mundësia që Asociacioni i Komunave Serbe (AKS) në Kosovë do të ishte një “mini-qeveri”, që do të vendoste kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin.

Themeluesi i lëvizjes radikale, Kurti, ka lajmëruar se opozita është e bashkuar për të kundërshtuar deri në fund që kjo gjë të mos ndodh dhe të mos themelohet AKS-ja.

Kurti ka thënë se Asociacioni do të ketë presidentin e vet, flamurin dhe simbolet, kontroll të plotë në zhvillimin ekonomik në nivel lokal, në planifikimin rural dhe urban, në shëndetësi, arsim e kulturë, transmeton telegrafi.

Gjithashtu ai ka theksuar se Asociacioni do ta ketë një administratë të quajtur Bord Ekzekutiv, që sipas tij do të themelojë një “mini-qeveri” të përbërë prej shtatë njerëzve.

AKS-ja do ta ketë të drejtën të themelojë marrëdhënie diplomatike me komunitetet tjera simotra, siç janë ato në Serbi, Rusi e Bjellorusi, shtoi Kurti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button