Mustafa për rastin “Stenta”: Organet kompetente ta kryejnë punën e tyre

Kryeministri Isa Mustafa e ka komentuar rastin “Stenta”gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Ai ka thënë se organet e shtetit duhet ta kryejnë punën e tyre në këtë rast.

“Ne duhet të besojmë në pjesën dërmuese të mjekëve” ka shtuar Mustafa.

Ndryshe, rreth 100 mjekë  në Kosovë janë duke e hetuar nga Prokuroria në rastin e njohur ndryshe si “Stenta”  për të cilët besohet se janë përfshirë në dhënie të ryshfetit me qëllim që në spitalet e tyre të referohen pacientë nga sektori publik për të kryer procedura të koronarografisë dhe stentimit, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button