LR-PDSH: Mjekët specializantë të diskriminuar deri në palcë, të mos heshtin deputetët shqiptar

“Asnjë nga kërkesat e mjekëve specializant privat nuk janë shqyrtuar nga ana e Ministrisë të Shëndetësisë dhe komisionet përkatëse të Parlamentit të cilat i parashtruan nëpërmjet një peticioni që u nënshkrua nga 350 mjekë të ri. Ato janë në pozitë shumë të pa lakmueshme me statusin që kanë. Sipas këtij ligji ato nuk do paguhen për punën e bërë, do inçizohen provimet e tyre dhe do ketë mundësi të ndiqen drejtpërdrejtë që cenon privatësinë individuale, pastaj provimi intermedier i cili mund te keqpërdoret dhe të jetë arsye për ndërprerjen e specializimit. Po ashtu, specializantët e spitaleve publike të kushtëzuar për të nënshkruar marrëveshje obligative që të punojnë 10 vjetë për institucionin amë ose ti paguajnë dëmshpërblim institucionit amë 60-100 mijë euro, dhjetëfish më shumë nga shuma që investon e njëjta”, reagojnë nga LR-PDSH.

Departamenti i Shëndetësisë pranë Lëvizjes për Reforma – PDSH kërkon që urgjentisht të dëgjohet zëri i gjeneratës të re të mjekëve dhe urgjentisht të ndërpritet sjellja e Ligjit të ri për mbrojtje shëndetësore e cila, sipas tyre, në tërësi është kundër profesionit të mjekut dhe shkakton huti dhe pasiguri ndër mjekët dhe punëtorëve shëndetësorë. Ata preferojnë që sa më shpejtë të hapet debat me qëllim që edhe mjekët tjerë të japin kontribut për këtë materie kaq të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit shëndetësor në Maqedoni.

“Kërkojmë nga deputetët shqiptarë, të pozitës dhe opozitës, të mos heshtin e të mos jenë kaq të pa interesuar për një ligj që tangon profesionistët shëndetësor dhe popullatën që ka votuar të njëjtit për mbrojtjen e interesave primare të qytetarëve”, shtojnë nga LR-PDSH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button