Iraku ka një rrezik edhe më të madh se sa shtetin islamik

Gjenerali amerikan Sean Mckfarland tërheq vërejtjen se ekziston mundësia që njëra nga pendat më të mëdha në Irak të shkatërrohet dhe të shkaktojë pasoja katastrofike.

Disa ekspertë vlerësojnë se në rast të pëlcitjes së pendës mund ta pësojnë më shumë se 500 mijë njerëz.
Penda gjendet në veri të Mosuli, e gjendja e saj është e tillë sa që ngadalë mund të vijë pëlcitja, ndërsa irakianët nuk kanë mjete për ta mirëmbajtur.

“Po përpiqemi të zbulojmë cilat janë mundësitë që penda të pëlcasë, por jemi të sigurt se nëse shpërthen, e gjitha do të ndodhë shpejt dhe do të përfundojë shumë keq”, ka thënë për “Sky news” gjenerali Sean Mckfarland, udhëheqës i koalicionit të SHBA që lufton kundër shtetit islamik, transmeton Koha.net.

Ushtria amerikane bashkë me Qeverinë irakiane po harton planin e shpëtimit në rast të skenarit katastrofik. Inxhinierët amerikanë kanë vendosur sensorë e notuesit po e verifikojnë strukturën.
Ekspertë për “Sky News” kanë sqaruar se penda praktikisht po mbahet nga gjipsi e gëlqerja atu janë 12 miliardë kubë ujë.

“Do të shpërthente uji me nivelin 10 metra dhe ai thjesht do ta fshinte Mosulin nga faqja e dheut. Do të arrinte deri te Bagdadi. Ekspertët vlerësojnë se do të mbyteshin rreth 500 mijë njerëz ”, thekson Sam Caily.

Çdo vit penda sanohet me 200 tonë materiale , por duket se kjo nuk ndihmon sepse të çarat po paraqiten gjithnjë e më shpesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button