Lajmet nuk duhet të ngjallin dyshime për pasaktësi

[Recension: “EKSKLUZIVE: Përplasje e re brenda BDI¬së mes “rrebelëve” dhe “vançomihajllovistëve””]

Ndodh shpesh që në lajme nuk përmenden burime me emra por të gjithë informacionet që vinë, janë nga “dosta” të besueshëm të medieve. Një gjë e tillë, në vazhdimësi sjell dyshime.

Almakos - Perplasje e re brenda BDIse 1Linku deri te artikulli origjinal: “Përplasje e re brenda BDI¬së mes “rrebelëve” dhe “vançomihajllovistëve””
Data dhe koha e publikimit: 25.01.2016
Data e recensionit: 27.01.2016
Recensues: Fatlume Dervishi

Edhe këtë herë, vazhdon saga e “rebelëve” të BDI-së, aq shumë të përfolur në media, të cilët sipas portaleve, janë funksionarë të BDI-së për të cilët “burimet partiake” të këtyre mediave thonë se po trazojnë partinë nga brenda. Deri tani këto kanë mbetur vetëm zëra dhe nuk janë vërtetuar kurse burimet nuk nxorën kurrë krye për të treguar fytyrën e vërtetë.

Mediet me të drejtë merren me marrëdhëniet e partive në pushtet, aq më shumë në kohë krize, kur intresi publik është i madh. Kjo ka rëndësi sepse nga këto marrëdhënie mund të përcaktohen vendime të cilat i prekin të gjithë. Por pikërisht kur ka interes të madh, medeit duhet të raportojnë mbi parime profesionale dhe të evitojnë pasaktësitë apo dhe tendeciozitetin. Burimet e medieve mund edhe mos të bëhen publike, por nëse gjithë raporimet janë të bazuara me burime të tilla, publiku fillon të dyshojë tek saktësia.

“Mirëpo ata ende janë të pafuqishëm kundër krahut “integrist” të afërt me VMRO¬DPMNE¬në, apo siç quhen ndryshe “vançomihajllovistët” e BDIsë (sipas një figure historike të VMRO¬së, e cila është kontroverse edhe për vetë maqedonasit).”

Kritika ndaj pushtetit është më se e nevojshme për demokracionë por zgjedhja e fakteve duhet të sigurojë informacion objektiv duke pasur parasysh të gjitha apektet e rëndësishme të temës që trajtohet. Gazetari në tekstin në fjalë nuk ka marrë konfirmimin zyrtar për përçarje në parti. Pas njoftimeve të tilla me interes duhet edhe reagimi zyrtar. Kjo i jep publikut më shumë pasqyrë për situatën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button