Nesër në Mitrovicë protestë për Ivanoviqin

Nesër në Mitrovicë do të mbahet një protestë kundër dënimit të Liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq,i cili është dërguar sot në burg.

Më 21 janar, ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Mitrovicën Veriore, për veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”. Fillimisht, Ivanoviqit i ishte shqiptuar masa e burgut shtëpiak, por tani ai është dërguar në burg, ka konfirmuar avokati i tij, Nebojsha Vllajiq.

Gjykata e Apelit ka bërë të ditur se një kolegj i përbërë prej dy gjyqtarësh ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor ka marrë aktvendimin në rastin e të pandehurit Oliver Ivanoviq.

“Nuk ka diskrecion në këtë drejtim, prandaj Gjykata e Apelit e ka ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore ashtu që masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit Oliver Ivanoviq e ka zëvendësuar me masën e paraburgimit, derisa aktgjykimi në fjalë të marrë formë të prerë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.

Mbrojtja e Ivanoviqit ka paralajmëruar se ndaj vendimit të gjykatës do të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button