Nëntë shtetas të Maqedonisë janë ngjitur në majën e Kilimanxharos

Ekspedita e përbërë nga nëntë shtetas të Maqedonisë, pesë alpinistë nga Shqipëria dhe nga një nga Serbia dhe Austria, më datën 20 të këtij muaji e pushtuan majën më të lartë Afrikë – Uhuru (5895) në malin Kilimanxharo në Tanzani, njofton TV21.

Ekspedita u kryesua me sukses nga Zhivko Temellkoski, ndërsa në tre pikat më të larta të kraterit vullkanik i ngjitën Ivan Tërpkov dhe Viktor Kallauzi nga Klubi sportiv alpinist “Dimitar Ilievski Murato” nga Manastiri, Ilija Belevski, Igor, Stojkoviq, Dimitar Malinovski dhe Aleksandar Nikollovski nga KSA “Makpetrol” nga Shkupi, Katica Borisovska nga KSA “Ruen” nga kriva Plallanka dhe Iskra Llazarova nga KSA “Bistra” nga SHkupi.

Pushtimi i Uhuru ka zgjatur pesë ditë, katër në ngjitje dhe një pjesë e ditës së katërt dhe të pestë në zbritje.
“Arritja është edhe më e madhe për shkak të kushteve kohore që ishin të pavolitshme dhe gjatë të gjitha ditëve pati shi të rrëmbyeshëm në kohëzgjatje prej disa orësh, ndërsa mbi 5.000 metra ngjitja zhvillohej në kushte dimërore”, thonë anëtarët e ekspeditës.
Ekipi u kthye me sukses në Maqedoni para disa ditëve. Ekspedita u organizua në kuadër të Unionit Ballkanik Alpinist (UBA).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button