Pendarovski: Opozita e bashkuar duhet ta zvogëlojë kredibilitetin e Hanit

Profesori universitar dhe ish kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, vlerëson se LSDM dhe partnerët e koalicionit opozitar, duhet që të jenë më të zëshëm dhe më të hapur për vargun e deklaratave problematike të eurokomesarit Johanes Han.

“Jam i habitur me subjektin politik i cili është më së shumti i prekur nga deklaratat e eurokomesarit, pra opozita e bashkuar, janë bashkuar në komunikime private, telefona dhe në deklarata të buta në publik. Sepse procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe nga ky proces varet shteti, qëndrimi im është se këto deklarata tendencioze të Hanit, patjetër të gjejnë përgjigje sistematike nga opozita e bashkuar, pse jo edhe të zvogëlohen kredibiliteti i tij”, tha Stevo Pendarovski në emisionin “360 shkallë” në TV Alsat – M, përcjellë Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button