Australianët po përballen me përmbytje (Video)

Si pasojë e një stuhie të fortë, në Geelong të Australisë jugore, të dëmtuara mbetën shumë shtëpi si dhe shumë vetura u përmbytën.

Raportohet se Shërbimi Shtetëror i Emergjencave, ka pranuar gjatë së mërkurës pothuajse 500 thirrje telefonike për të kërkuar ndihmë për përmbytjet e shkaktuara, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq edhe në mëngjesin e së enjtes, kërkimet dhe pastrimet kanë vazhduar me të gjithë pronarët e secilës shtëpi apo restaurant të dëmtuar nga përmbytjet.

Ndërkaq dëshmitarët thanë që posa ndalojë breshëri i shiut për 15 min. rrugët filluan të liroheshin edhe moti menjëherë ndryshojë duke u ngritur edhe temperaturat, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq meteorologët kishin paralajmëruar për stuhi në pjesët rajonale të Victorias dhe Melburnit por që u bë e ditur që pas të mërkurës kushtet do të normalizohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button