Prokurorja Kadriu: Vetëm Katica Janeva e di se pse na largoi! (VIDEO)

“Vetëm prokurorja speciale, Katica Janeva e di se pse ne jemi të tepërt, ose pse ka marrë asi vendimi të njëanshëm, jokorrekt dhe në papajtueshmëri me kodin etik të prokurorëve publik”, thotë për “Kanal 5“, prokurorja Lelja Kadriu e cila bashkë me kolegen e saj, Marija Gjorgjeva, para një jave u larguan nga ekipi i prokurores speciale, përcjellë Portalb.

“Kam punuar rregullisht sikur të gjithë prokurorët tjerë që janë atje. Për atë se ku është problemi do ta pyetni Katica Janevën. Ajo nuk na tha asgjë, vetëm se më nuk jemi pjesë e ekipit. Aq. Asgjë nuk na tregoi. Ne pyetëm, por asgjë. Nuk ka pasur asnjëfarë mosmarrëveshje deri në momentin që na tha të dalim nga zyra dhe t’i dorëzojmë lëndët. Nuk ka pasur asnjëfarë vërejtje, as më gojë, as me shkrim. Ne punuam në lëndët, ndërkaq ato lëndë janë dorëzuar me procesverbal për pranim-dorëzimin e kolegëve. Këshilli për atë ka kërkuar që nga fillimi që mjaftojnë 7 prokurorë, ndërkaq prokurorja ka menduar se duhet më shumë, dhe iu plotësua kërkesa e saj”, tha Kadriu.

Ditë më parë, nga Prokuroria Speciale kanë dalë me deklaratë konkrete për rastin në fjalë, ku sipas tyre për ta mbaruar punën që e pret, Prokurorisë Publike Speciale i mjaftojnë 10 prokurorë.

Prokurorja speciale, Katica Janeva
Prokurorja speciale, Katica Janeva

“Është konstatuar se puna që ka për të bërë kjo Prokurori Speciale, aktualisht mjaftojnë dhjetë prokurorë. Duke pasur parasysh faktin se Prokuroritë Publike prej ku vijnë prokurorët publik, të propozuar në Këshillin e Prokurorëve Publik, këta prokurorë t’i shpërndajë nëpër prokuroritë nga të cilat janë përzgjedhur nga kjo prokurori publike”, thuhet në përgjigjen në Prokurorinë Publike Speciale.

Përndryshe, “Prokurorja speciale, Katica Janeva, i ka shkarkuar dy prokurorë nga ekipi i saj”, njoftoi fillimisht kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, ditë më parë, pas mbarimit të seancës së Këshillit të Prokurorëve në të cilën është biseduar për punën e prokurores speciale Katica Janeva, njofton Portalb.

Janeva me iniciativën e saj i ka larguar, prokuroret Lejla Kadriu dhe Marija Gjorgjeva, njëkohësisht, Janeva prokuroreve në fjalë u ka kërkuar që t’i kthejnë lëndët bashkë me argumentet, t’i pastrojnë dhe t’i lëshojnë zyrat.

Prokuroret më 20 janar, për shkarkimin e tyre janë ankuar dhe e kanë paraqitur rastin te Këshilli i Prokurorëve.

“Dje kemi marr letër nga Prokuroria speciale se dy prokuroret vet kanë kërkuar që të largohen për shkak të zvogëlimit të vëllimit të punës. Ju e dini që para disa muajve kemi diskutuar mu për numrin e prokurorëve publik, se a duhet të ketë më pak apo më shumë. Në lidhje me këtë çështje, Këshilli i Prokurorëve formoi komision prej tre anëtarëve të cilët duhet ta shqyrtojnë rastin në fjalë. Tani duhet që të sillet vendim për zvogëlimin e numrit të prokurorëve. Këto ditë do të kemi mbledhje në të cilën, përveç dy prokurorëve të shkarkuar do të jetë e thirrur edhe Janeva e cila do të jep sqarim për situatën në fjalë”, tha Anevski, njofton Portalb.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, ditë më parë, duhej të jepte llogari përpara Këshillit të Prokurorëve për çështjen e marrjes së materialeve të përgjuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev, për atë se pse nuk ka bërë procesverbal gjatë pranimit të materialeve të përgjuara dhe për detajet lidhur me planin vjetor të punës së Prokurorisë Speciale. Seanca u mbajt pa prezencën e prokurores speciale, Katica Janevës.

Kryetari i LSDM-së materialet i dorëzoi më 30 dhjetor të vitit 2015. /Portalb

Lexo: Janeva: Për punën që kemi mjaftojnë 10 prokurorë

Lexo: Anevski: Janeva i ka shkarkuar dy prokurore nga ekipi i saj

Lexo: Janeva nuk merr pjesë në seancën e Këshillit të prokurorëve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button